Celebrities Gossip Showbiz

Arjola e zhgënjyer nga Fifi?! Ja se çfarë u bë ‘sebep’ i këtij reagimi!

Më shumë se një muaj më parë një nga banoret më të përfolura të këtij edicioni, Fifi zgjodhi të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Mirëpo, padyshim që kjo eksperiencë e saj la gjurmë. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, këngëtarja u komentua mjaft për sjelljen e saj, që u cilësua edhe si pak dinamike, por nuk mund ta linte pas shpirtin e saj të artistes dhe kompozoi një këngë të re brenda shtëpisë.

Gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP”, Fifi ka patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me Monikën, të cilën ajo e ka konsideruar edhe si një nënë. Ato kanë shpenzuar shumë kohë së bashku dhe kanë ndarë rrëfime, duke krijuar kështu një lidhje shumë të ngushtë.

Mbrëmjen e të martës Fifi është rikthyer në shtëpinë e “Big Brother VIP” për të surprizuar Monikën. Mes lotësh, të dyja shkëmbyen përqafime dhe fjalë të ngrohta. Më pas Fifi takoi edhe banorët e tjerë ku shumë emocionues ishte takimi me Donaldin i cili nuk i kurseu lotët. Dhe duket se ky ishte takimi më i përzemërt.

Ajo e mbante fort të përqafuar pas vetes dhe shpesh i jepte këshilla në vesh duke i dhënë dhe kurajo. Megjithatë, njërit prej banorëve e gjithë kjo i është dukur befasuese. Po flasim këtu pikërisht për Arjolën.

Në një bisedë me vajzat e tjera të shtëpisë ajo shprehet se nuk e kupton dashurinë e madhe që i ka lindur Fifit për Donaldin. Më tej, Arjola tha se ka qenë ajo dhe njerëz të tjerë që i kanë qëndruar pranë në momentet më të vështira.

Një gjë më bën shumë çudi, dashuria e madhe kundrejt Donaldit. Fifi ndoshta ka pasur dikë shumë më afër se Donaldin dhe mendoj që në disa njerëz që ka pasur këtu brenda, duhet të jetë forca e tyre atje jashtë. Përjashtoj veten, se nuk më duhet fare kjo forcë. Por nuk më bën sens që nëse e do Monikën, duhet të mbështesë Monikën. 

Rikujtojmë se, ndonëse kanë kaluar pak muaj që nga dalja nga “Big Brother VIP”, këngëtarja në atë kohë u përfol për një afrimitet të madh me ish-futbollistin dhe ish-banorin tjetër të “BBV”, Granit Cana. Këto zëra ajo vendosi që t’i përgënjeshtroi duke mohuar në mënyrë kategorike që ka një marrëdhënie romantike me Granitin, përveç se miqësisë.

Sidoqoftë në një postim të fundit të shpërndarë në InstaStory, Fifi duket se e konfirmoi që po shijon një romancë të re dashurie. Këngëtarja ka publikuar një video në një makinë ku shfaqet duke shtrënguar duart me një person, identitetin e të cilit nuk e ka zbuluar. Videoja është fshirë menjëherë, por që pritet në vijim të zbulohet nëse ka të bëjë vërtet me një lidhje të re.