Celebrities Live From Tirana

Armand Peza tregon për TAR gjithçka në lidhje me dekorimet e festave të fundvitit!

Sot, i ftuar në emisionin “Live from Tirana”, nëpërmjet një lidhjeje telefonike ishte sipërmarrësi i njohur Armand Peza, për të na folur në lidhje me temën e ditës së sotme: “Zbukurimet e festave të fundvitit”. Por si e ka gjetur ky fundvit Armand Pezën në lidhje me punën e tij?

Në fakt ne ishim të mirëorganizuar sepse e dimë çfarë ndodh, është viti i 26-të për ne dhe nuk na falet të mos jemi të përgatitur. Megjithatë trend-et ndryshojnë vit pas viti, kërkojnë intensitet më të lartë për të qenë të ndryshëm dhe për të dhënë kujtime dhe impakt të ndryshëm nga viti në vit. Kjo reflektohet dhe në dekor qoftë në ngjyra apo stile.

Çfarë preferojnë klientët më tepër?

Sivjet ka çmendurira si pemë dhe zbukurime me ngjyrë çiklaminë të fortë, apo jeshile fosforeshente. Industria medoemos është e ndryshueshme dhe tejet dinamike e cila ndryshon vit pas viti. Po ta flas për pjesën e dekoreve të mëdha të qytetit ato janë klasike, me drita. Ambientet publike janë tjetër gjë, riciklojnë pemët e disa kohëve dhe kjo është një gjë e mirë. Janë plastike por janë të riciklueshme, apo pemët natyrale qe do të duhet t’i presim çdo vit dhe t’i fusim brenda ambienteve të mbyllura. Kemi nisur me studiot televizive dhe me dyqanet. Kemi nje grafik shumë të ngjeshur sepse edhe ndryshohen. Përshembull në studio duhet t’i shoh edhe operatori nga një kënd tjetër dhe ditën tjetër mund të ndryshohen.

A e ka dekoruar Armandi shtëpinë e tij? Ja se çfarë thotë ai:

Këtë vit, ne kemi një pemë që është vënë shumë vite më përpara. Vajza është rritur dhe ka qenë me gjatësine e asaj peme, vit pas viti duke parë edhe në fotografitë tona. Tani ajo është 14-vjeçe dhe mendoj të bëjë diçka sipas dëshirës së saj.

Ku zgjedh sipërmarrësi ta kalojë Vitin e Ri?

Krishtlindjet i kalojmë mes miqve në shtëpinë tonë, Halloween-in në njërën prej shtëpive tona. Ndajmë dhurata simbolike jo shumë të shtrenjta për të qenë një kujtim. Përpiqem të jenë dhurata të personalizuara që të mos jenë këto klasiket. Ne të rriturit pimë një gotë verë, shkojmë në meshën e Katedrales që e kemi poshtë shtëpisë, kalojmë mirë. Duke qenë se ka shumë intensitet dhe kërkesa nga më paradoksalet kemi një përgjegjësi shumë të madhe sepse ne ndihmojmë në atmosferë, pra nuk jemi ne atmosfera. Jemi të parët që i sjellim ndjesinë e mirë njerëzve që të festojnë dhe kush e ka këtë ndjesi nuk ka sesi të ketë negativitet. Jam i kënaqur që e bëj këtë gjë dhe do vazhdoj ta bëj sa të kem frymë dhe status të mirë ekonomik. I kemi pasur shumë nevojë këto festa, në fillim të muajit nëntor nisën shenjat e para të festave, pavarësisht problemeve dhe dështimeve qe kemi mezi i presim festat.