Sport

Armando Broja shënon golin e parë dhe vendos rekordin e parë në Premier Ligë. (goli)

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja debutoi me gol në ndeshjen e parë si titullar në Premier Ligë. Në sfidën Southampton- Leeds United, sulmuesi kuqezi arriti të gjej golin e tij të parë në minutën e 53-të.

Southampton doli me një kundërsulm të shpejtë, Broja ndoqi mirë aksionin dhe i vetëm përballë portierit e kishte të lehtë ta dërgonte topin në rrjetë.

Ky gol vjen pas 3 golave të shënuar me fanellën e Kuq e Zi gjatë sfidave të fundit në eleminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Ky gol bëri që Armando Broja të hyjë në librin e rekordeve të Premier Ligës, Në klubin e Sauthempton, emri i tij nuk do të harrohet për një kohë të gjatë pasi sipas “OPTA”, në moshën 20 vjeç e 36 ditë, Armando Broja u bë lojtari më i ri i këtij klubi i cili shënonte gol në Premier Ligë në ndeshjen e debutimit si titullar.

Një statistikë domethënëse duke llogaritur se Sauthempton është një skuadër që ka qenë shpesh mes ekipeve të Premier Ligës dhe ka pasur në përbërje emra të cilët më pas janë bërë shumë të njohur në arenën ndërkombëtare. Broja i ishte afruar disa herë golit duke luajtur si zëvendësues, por më në fund e gjeti atë në duelin e parë si titullar me klubin e tij.