Fashion Gossip Showbiz

“Armina In Paris”! Ajo zbulon se çfarë ka bërë me rrogën e saj të parë dhe nuk do ta besoni dot!

Një ndër personazhet më të ndjekur dhe me influencë në vend është blogerja dhe biznesmenia, Armina Mevlani. Ajo është një femër që e përqafon natyralen dhe i ka rezistuar ndërhyrjeve kirurgjikale, por jo modës! Armina është gjithmonë e veshur dhe e kuruar deri në detaj, duke shfaqur dhe sjellë trende të reja në Shqipëri, si dhe është një dashamirëse e sfilatave të modës, sidomos të markës “Vivienne Westwood”.


Kujtojmë se muaji shtator dhe tetor janë të mbushur me sfilata dhe prezantime të koleksioneve të reja, pranverë- verë 2022. Nga Java e Modës në Milano kalojmë tek Java e Modës në Paris, ku sigurisht nuk mund të mungonte blogerja Mevlani.

Ajo ka marrë pjesë në sfilatën e Vivienne ku pothuajse çdo gjë e ka ndarë me ndjekësit e saj.
Duke filluar me ‘look-un’ e ri që e bën të duket shumë finë dhe plot klas, duke vijuar me video nga sfilata, veshja e saj e mrekullueshme për në event si dhe në festën private të bërë nga vetë Westwood, dhe sigurisht, qershia mbi tortë ishte një ‘selfie’ se dizejnatoren e talentuar..


Armina ka zbuluar se që e vogël ajo është inspiruar nga krijimet e Vivienne dhe madje tregoi se me rrogën e saj të parë, ajo ka blerë një palë këpucë të kësaj marke.

Me fat që e takova! Më ka inspiruar që e vogël, dhe gjëja e parë që kam blerë me rrogën time të parë ka qenë një palë këpucë “Vivienne Westwood.