Celebrities Gossip Showbiz

Armina Mevlani bëhet nostalgjike dhe na tregon disa foto që nuk i kishim parë asnjëherë…

Armina Mevlani është një blogere shumë e njohur që njihet për stilin e saj shumë të veçantë në të veshur dhe ndër të famshmet që ka arritur t’i rezistojë ndërhyrjeve estetike. Bukuroshja kurrë nuk ngurron që të ndajë me ndjekësit momente nga jeta e saj, rreth mënyrës se si vishet, kurohet e të tjerë.

Ashtu si ka bërë edhe ditën e sotme teksa ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto të cilat duket se e kanë bërë nostalgjike. Armina jo pak herë na ka treguar foto nga rinia dhe fëmijëria e saj, por këtë herë na ka zbuluar disa që nuk i kishim parë më parë dhe konkluzioni është sërish po i njëjti: ajo nuk ka ndryshuar dhe vazhdon të mbetet njësoj e bukur.

Lidhja mes Arminës dhe Shkëlzenit është një ndër më të përfolurat dhe të diskutuarat në showbiz. Vetë blogerja dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha nuk para postojnë shumë momente së bashku duke ruajtuar paksa intimitetin mes tyre.

Pak javë më parë, po në emisionin ku bashkëprezanton ‘Goca dhe Gra’, Armina iu rikthye edhe njëherë fillieve të lidhjes së saj.

Armina u shpreh për periudhën e vështirë që ka pasur kur marrëdhënia e saj me Shkëlzen Berishën u bë publike. Ajo tha se është ndjerë e sulmuar, në një kohë kur ishte naive.