Celebrities Gossip Showbiz

Armina Mevlani ka një koment për dasmën e Kourtney dhe Travis dhe nuk është aspak pozitiv!

Dyshja e njohur, Kourtney Kardashian dhe Travis Barker e zhvilluan dasmën e tyre në Portofino dhe fustanin e nusërisë të yllit televiziv e krijoi “Dolce & Gabbana”. Në fakt jo vetëm fustanin, por e gjithë ceremonia martesore ishte e konceptuar nga gjiganti i modës.

Lidhur me dasmën mes dyshes që padyshim ka qenë një eveniment i shumëkomentuar nga të huaj dhe shqiptarë, padyshim që një koment nuk mund të mungonte as nga blogerja e njohur Armina Mevlani që njihet për shijen e saj në të tilla evente, organizime dhe padiskutim veshje, gjë që e shfaq dhe në blogun e saj personal. Me anë të një Instastory të bërë para disa minutash, bukuroshja nuk ka ngurruar të shprehë një kritikë lidhur me dasmën e shumëpërfolur mes Kourtney dhe Travis.

Atëherë, unë vetë dëgjoj muzikë rock, vdes për gothic style dhe më ka pëlqyer gjithmonë stili i Kourtney, poooor… Dasma, për më tepër altari, mu duk si copëz e një dyqani të Dolces (reklamë e ekzagjëruar), shumë e parë me kadifen vishnje, shumë e ekzagjëruar dhe veshjet e të ftuarve po ashtu nuk më pëlqyen. Për mua Travis dhe Kourt duhet të qëndronin te martesa civile me makinën vintage “Just Married”, ajo po që është një martesë ‘punk rock’ king and queen  

Armina Mevlani është një blogere shumë e njohur që njihet për stilin e saj shumë të veçantë në të veshur dhe ndër të famshmet që ka arritur t’i rezistojë ndërhyrjeve estetike. Bukuroshja kurrë nuk ngurron që të ndajë me ndjekësit momente nga jeta e saj, rreth mënyrës se si vishet, kurohet e të tjerë.