Celebrities Gossip Showbiz

Armina Mevlani na zbulon ‘sekretin’ e saj për t’u ndjerë rehat në këto ditë të ftohta dhe ka një pyetje për të gjithë ju…

Armina Mevlani është një blogere shumë e njohur që njihet për stilin e saj shumë të veçantë në të veshur dhe ndër të famshmet që ka arritur t’i rezistojë ndërhyrjeve estetike. Bukuroshja kurrë nuk ngurron që të ndajë me ndjekësit momente nga jeta e saj (theksojmë jo private pasi e mban shumë diskrete), rreth mënyrës se si vishet, kurohet e të tjerë.

Me anë të një postimi të bërë në Instastory ku duket veshur shumë thjeshtë dhe pa asnjë pikë make-up në fytyrë, Armina na ka treguar se ky është sekreti i saj për të qëndruar sa më rehat në këto ditë të ftohta dhe pyet ndjekësit e saj nëse dhe ata veprojnë njësoj.

Si ndihem komode në dimër? Pa make-up, me streçe dhe një kapuç. Kush më ndjen?

 

Blogerja shpesh na tregon në rrjete sociale se merret me aktivitet sportiv për të mbajtur trupin në formë. Megjithatë, duket se ndjekësit e saj mendojnë se ajo ka bërë disa prekje në fytyrën e saj.

Në një ‘Ask me a question’ në Instagram që Armina ka bërë me fansat e saj, një prej tyre e ka ‘akuzuar’ bukuroshen se ka të bëra mollëzat dhe dhëmbët dhe thotë që është natyrale. Armina i është kundërpërgjigjur duke i thënë se këto që përmendi janë mirëmbajtje dhe jo ndërhyrje.

Lidhja mes Arminës dhe Shkëlzenit është një ndër më të përfolurat dhe të diskutuarat në showbiz. Vetë blogerja dhe djali i ish- kryeministrit Sali Berisha nuk para postojnë shumë momente së bashku duke ruajtuar paksa intimitetin mes tyre.