Celebrities Gossip Showbiz

Armina Mevlani poston foto kur ka qene ende e virgjër!

Armina Mevlani është një blogere shumë e njohur që njihet për stilin e saj shumë të veçantë në të veshur dhe ndër të famshmet që ka arritur t’i rezistojë ndërhyrjeve estetike. Bukuroshja kurrë nuk ngurron që të ndajë me ndjekësit momente nga jeta e saj, rreth mënyrës se si vishet, kurohet e të tjerë.

Së fundmi bukuroshja ka postuar në Instastory një ‘Ask’, për t’ju përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj, ku njëri prej tyre i ka kërkuar Arminës të publikoj një foto, kur ka qenë 18-20 vjeçe. Bukuroshja nuk e ka pasur problem të postoj një foto të tillë dhe për më tepër tregon një kuriozitet lidhur me foton dhe shkruan:

Ja ku është! Isha akoma e virgjër këtu.

 

Para pak javësh, një nga temat kishte të bënte lidhur me puthjet në publik dhe bukuroshja u shpreh kategorikisht kundër çifteve që e bënin këtë. Kjo deklaratë e blogeres shkaktoi disa kundërshtime në studio.

Lidhja mes Arminës dhe Shkëlzenit është një ndër më të përfolurat dhe të diskutuarat në showbiz. Vetë blogerja dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha nuk para postojnë shumë momente së bashku duke ruajtuar paksa intimitetin mes tyre.

Së fundmi, teksa shpesh bën në Instagram-in e saj ‘Ask-e’ të ndryshme ku ka mundësi t’ju përgjigjet ndjekësve për pyetjet e tyre, Armina nuk është kursyer me përgjigjet e saj. Duke qenë se, blogerja njihet për hiret e saj shumë perfekte, kur është pyetur nga një ndjekës se çfarë bën për t’i mbajtur këto forma, bukuroshja është përgjigjur.