Celebrities Gossip Showbiz

Armina Mevlani shprehet kategorikisht kundër puthjeve në publik!

Armina Mevlani është një blogere shumë e njohur që njihet për stilin e saj shumë të veçantë në të veshur dhe ndër të famshmet që ka arritur t’i rezistojë ndërhyrjeve estetike. Bukuroshja kurrë nuk ngurron që të ndajë me ndjekësit momente nga jeta e saj, rreth mënyrës se si vishet, kurohet e të tjerë.

Së fundmi, Arminën e kemi parë edhe si bashkëprezantuese në programin e Top Channel “Goca dhe Gra”, ku jep komente të ndryshme në diskutimet që zhvillohen. Ditën e sotme, një nga temat kishte të bënte lidhur me puthjet në publik dhe bukuroshja u shpreh kategorikisht kundër cifteve që e bënin këtë. Kjo deklaratë e blogeres shkaktoi disa kundërshtime në studio.

Nuk puthem në shoqëri, nuk puthem para familjes, nuk puthem fare. Kam vend ku puthem kur jam vetëm me partnerin tim, nuk kam pse i tregoj njerëzve si puthem unë me partnerin.

Lidhja mes Arminës dhe Shkëlzenit është një ndër më të përfolurat dhe të diskutuarat në showbiz. Vetë blogerja dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha nuk para postojnë shumë momente së bashku duke ruajtuar paksa intimitetin mes tyre.

Pak javë më parë, po në emisionin ku bashkëprezanton ‘Goca dhe Gra’, Armina iu rikthye edhe njëherë fillieve të lidhjes së saj.

Armina u shpreh për periudhën e vështirë që ka pasur kur marrëdhënia e saj me Shkëlzen Berishën u bë publike. Ajo tha se është ndjerë e sulmuar, në një kohë kur ishte naive.