Celebrities Gossip Showbiz

Armina Mevlani tregon ekskluzivisht në ‘Goca dhe Gra’ se ka nisur përgatitjet për dasmën e saj!

Armina Mevlani është një blogere shumë e njohur që njihet për stilin e saj shumë të veçantë në të veshur dhe ndër të famshmet që ka arritur t’i rezistojë ndërhyrjeve estetike. Bukuroshja kurrë nuk ngurron që të ndajë me ndjekësit momente nga jeta e saj, rreth mënyrës se si vishet, kurohet e të tjerë.

Teksa së fundmi të gjithë e kemi parë Arminën edhe si bashkëprezantuese në emisionin ‘Goca dhe Gra’ që transmetohet në Top Channel, ditën e sotme u transmetua episodi i parë i këtij sezoni të ri. Ekskluzivisht për Top Channel, blogerja tregoi se ka nisur përgatitjet për dasmën e saj me partnerin Shkëlzen Berisha që do të bëhet në fund shtatori ose fillim tetori të këtij viti.

Kam filluar t’i shpërndaj ftesat. Në fakt, planet kanë nisur që në vitin 2020, por pandemia bëri që edhe dasma të shtyhej. Një prej fustaneve është bërë enkas për mua, nga një prej stilisteve të preferuara, Viviene Westwood. Një fustan i dytë do të jetë nga një stilist shqiptar.

Lidhja mes Arminës dhe Shkëlzenit është një ndër më të përfolurat dhe të diskutuarat në showbiz. Vetë blogerja dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha nuk para postojnë shumë momente së bashku duke ruajtuar paksa intimitetin mes tyre.