Aktualitet

“Arrest shtëpie” për Aleksandër Gjokën!

Një ditë pasi u arrestua për drejtim mjeti në gjendje të dehur, Gjykata e Tiranës caktoi sot masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për Aleksandër Gjokën.

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, këngëtari i njohur u përfshi në një aksident rrugor në zonën e Farkës në Tiranë ku dhe mori lëndime. Për shkak të tyre u dërgua në Spitalin e Traumës për mjekim të specializuar. Nuk është hera e parë që Aleksandër Gjoka prangoset për të njëjtën arsye.

Në dhjetor të 2019-ës u ndalua nga blutë e kryeqytetit në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar autoveturën tip “Chevrolet”. Pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore  rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.