Aktualitet

Arrestimet e orëve të fundit, reagon Spitali i Traumës: Drejtësia të bëjë punën, rastet të mos njollosin bluzat e bardha!

Spitali Universitar i Traumës ka reaguar pas arrestimit të një mjeku të këtij spitali për marrje ryshfeti 20.000 lekë, ku inkurajon drejtësinë që ta çojë deri në fund hetimin për mjekun.

“Nisur nga ngjarja e sotme e ndalimit të mjekut me inicialet F.M, Spitali Universitar i Traumës inkurajon organet e drejtësisë për të çuar deri në fund hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës, për të vënë para përgjegjësisë këdo që përfshihet në veprime të kundërligjshme, përkundrejt shërbimit që ofrohet për qytetarët. Raste të tilla nuk duhet të përkthehen në njollosjen e të gjitha bluzave të bardha, mjekëve dhe infermierëve, të cilët e kryejnë me përkushtim dhe korrektesë punën e tyre çdo ditë në shërbim të pacientëve. Garantojmë qytetarët se, në Spitalin Universitar të Traumës nuk u ndërpre dhe nuk do të ndërpritet në asnjë moment shërbimi për këdo që ka nevojë për kujdes mjekësor”, thuhet në reagimin e spitalit të traumës.