Celebrities Showbiz

Arrestohet aktori i njohur i “Game of Thrones”, çfarë ka ndodhur me të?!

Aktori i njohur i “Game of Thrones”, Joseph Gatt u arrestua javën e kaluar nga Departamenti për të mitur i grupit operativ për krimet në internet ndaj fëmijëve, pasi autoritetet morën një informacion se aktori “kishte qenë i angazhuar në komunikim seksual në internet me një të mitur përtej kufijve shtetërorë”.

Sipas një njoftimi për shtyp të Departamentit të Policisë së Los Angeles, aktori, i cili është shfaqur në tre episode në serialin e suksesshëm “Game of Thrones” në rolin e Thenn Warg, u arrestua më 6 prill pasi Task Forca e Krimeve të Internetit kundër Fëmijëve të Departamentit të Polisisë së Los Angeles, ka lëshuar një urdhër kontrolli për shtëpinë e 50-vjeçarit në Beverly Hills.

Në deklaratën e policisë thuhej se ai u arrestua me një urdhër të prokurorisë. Në deklaratë thuhet se policia kishte marrë informacion se aktori anglez që jeton në Los Angeles, dyshohet se ishte përfshirë në komunikim seksualisht eksplicit në internet me një të mitur.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Gatt shkroi se akuzat e ngritura ndaj tij janë “100% kategorikisht të gabuara dhe të pamatura. Ai u shpreh:

Dua t’i adresohem akuzave të ngritura ndaj meje si të tmerrshme dhe plotësisht të pavërteta. Ato janë 100% të gabuara dhe të pamatura. Unë kam konfirmuar gabime dhe informacione të keqkuptuara në deklaratat e fundit për shtyp. Jam duke bashkëpunuar me policinë dhe Departamentin e Los Angeles për t’i shkuar deri në fund kësaj. Mezi po pres që të pastroj emrin tim. Falenderoj miqtë dhe mbështetësit e mi që e dinë që e gjithë kjo është e pavërtetë dhe e kuptojnë se për arsye ligjore nuk mund të komentoj shumë në rrjete sociale.

Hetimi për Gatt është duke vazhduar dhe Departamenti i Policisë së Los Angeles po kërkon nga këdo që ka informacion ose që di për ndonjë viktimë tjetër të kontaktojë me ta. Gatt u lirua me garanci prej 5.000 dollarësh disa orë më vonë. Aktori ka luajtur në filma si “Dumbo”, “Thor” dhe “Star Trek Into Darkness”. Ai gjithashtu ka një rol të ardhshëm në filmin e DC, “Black Adam”.