Aktualitet

Arrestohet Alda Klosi, zyrtarja dyshohet për pastrim parash/Ish-pastruesja e saj foli edhe për Arben Ahmetajn!

Arrestohet Alda Klosi, ish-drejtoresha e koncesioneve në Ministrinë e Ekonomisë në kohën kur ministër ishte Arben Ahmetaj. Alda Klosi, emri i së cilës u bë i njohur në ditët e para të janarit, si personi që kishte denoncuar  vjedhjen e mijëra eurove në banesë nga pastruesja dhe i biri, u arrestua mbrëmjen e djeshme pas një dëshmie të gjatë në polici të Rozeta Dobit, ish-pastrueses së saj. Klosi u justifikua duke thënë se paratë ishin mbledhur për kurimin e xhaxhait në Amerikë, për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha bën të ditur se Dobi u mor dje në pyetje në mjediset e Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit e citohet të ketë thënë:

Pashë shumë para, kam pastruar tetë shtëpi. M’i la t’i fshihja. Shpesh i shikoja nëpër kuti.

Madje, e dyshuara ka folur edhe për Arben Ahmetajn, thanë jo zyrtarisht të njëjtat burime për gazetaren Anila Hoxha.

Sipas këtyre burimeve, pasi të ezaurohen disa veprime të domosdoshme hetimore, pritet që dosja të kalojë për kompetencë në SPAK, për shkak se Dobi ka folur për ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj.

Krimi i pastrimit të parave u zbardh pas denoncimit që bëri në polici ish-drejtoresha. Ajo deklaroi se në banesën e marrë me qira te “Rruga e Kosovarëve” në Tiranë, më 15 dhjetor iu grabitën 120 mijë euro dhe se e dyshuara kryesore ishte Rozeta Dobi. Kjo e fundit u ndalua me të birin, Havier Dobi e nga biseda mes tyre në ambientin ku mbaheshin të ndaluar, rezultoi se kishin fshehur para’ në banesë.

Policia u rikthye në shtëpinë e familjes Dobi e në tubin e aspiratorit gjeti më shumë se 400 mijë euro dhe bizhuteri floriri. Para uniformave blu, Rozeta Dobi ka dëshmuar se vjedhjen e kreu në shenjë hakmarrje për Alda Klosin, duke vënë në dukje se e urrente për mënyrën si e trajtonte zyrtarja. Ndërkohë, vijon të mbetet enigmë fakti