Celebrities Gossip Showbiz

Arrestohet bashkëshorti i Angela Martinit!

Bashkëshorti i supermodeles Angela Martini prej kohësh tanimë ka probleme me drejtësinë dhe madje, mediat e shtetit rumun raportuan urdhërin e  arrestit ndërkombëtar të lëshuar për Saluvescun për të vuajtur dënimin prej 5 vitesh. Bashkëshorti i Angela Martinit është në kërkim pasi akuzohet se është përfshirë në një grup kriminal (30 anëtarë), i cili përllogaritet ta ketë dëmtuar shtetin me 114 milionë euro përsa i përket disa pronave në Constatta dhe Mamaia.

Siç raportohet nga website-t rumune, bashkëshorti i Martinit ka mundur të sigurojë ilegalisht disa toka që gjendeshin nën pronësinë e një të moshuari, Ivonne Aline Buzescu-Movila. Së bashku me dikë tjetër, mbiemri i të cilit është Giurgiucanu, biznesmeni i ka marrë pronësitë falë ndihmës së një noteri. Më pas, këto toka u janë shitur të afërmve apo miqve me një çmim shumë të ulët.

Pas këtij skandali, Saluevscu u arratis në drejtim të panjohur, megjithatë duket se nuk e pati të gjatë. Sipas mediave greke, biznesmeni rumun, i cili ishte arratisur së bashku me një person tjetër në një ishullin, ku ka shpenzuar shifra marramendëse është arrestuar së fundmi në Mykonos.

Kujtojmë se supermodelja, Angela Martini i ka dhënë fund beqarisë së saj me biznesmenin rumun Dragos Savulescu në dhjetor të 2017-ës , ku ra shumë në sy veshja e saj e pazakontë si nuse. Ndërkohë që jemi mësuar të shohim nuse me fustane të bardhë dhe gjigant, Angela zgjodhi të martohet me fustan të zi.