Aktualitet

Arrestohet drejtori i ARRSH-së së Durrësit dhe një ndërtues

Akuzat se favorizuan daljen në rrugë të një karburanti, çojnë në pranga kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar në Durrës. Astrit Zenelaj, 56-vjeç u ndalua për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “By Pass”, me të u arrestua dhe ndërtuesi Rezart Arkaxhiu, 36-vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme.