Aktualitet

Arrestohet drejtori i shkollës, ngacmonte seksualisht nxënëset e mitura!

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e e rëndë në Pogradec ku dy të mituara janë ngacmuar seksualisht.

Burime bëjnë të ditur se shtetasi Adriatik Haxhillari është drejtor në shkollën 9 vjeçare të fshatit Stropckë.

Sipas burimeve ngacmimi ndaj minoreneve ka filluar 2 javë më parë ndërsa ka qënë policia e Pogradecit ajo që në bazë të informacioneve ka mundur të zbardhë dëshminë e dy të miturave  në prani të psikologeve  të cilat kanë pranuar se drejtori u ka bërë shenja gjatë mësimit.

Mësohet se drejtori është pezulluar nga puna.

Sipas burimeve bëhet me dije se mesazhet e para janë parë nga vëllai i njërës prej vajzave e cila i kishte prindërit në Greqi dhe shqetësohej me thirrje telefon ne 23:00 të natës. Më pas i vëllai i ka shkuar te takojë drejtorin dhe e ka goditur. Të nesërmen drejtori e ka thirrur për ti kërkuar ndjesë. Drejtori i ngacmonte gocat në klasë duke iu bërë shenja, kafshime buze dhe ngacmime në oborr të shkollës. Vajzat nuk e kanë pasur të regjistruar numrin me emër dhe kjo është në verifikim, por para psikologut kanë thënë se ishte drejtori. Koha e ngacmimeve ka zgjatur 2 javë. Drejtori çdo ditë konsumonte edhe alkol tek një lokal para shkollës dhe dyshohet që në shumë raste të ketë qenë edhe nën efektin e alkoolit.