Aktualitet

Arrestohet drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Edmond Karriqi!

Prokurori i Kukësit, Edmond Karriqi është arrestuar për korruspion ditën e sotme në qytetin e Kavajës pasi ishte prej kohësh nën hetim nga SPAK. Karriqi merrte para për të favorizuar persona në hetim.

Policia ka ndaluar edhe shoferin e tij, ndërsa është kontrolluar edhe banesa e prokurorit.

Ai hetoi çështjen e artistes shqiptare, Fjolla Morina pasi ajo u kap me armë në makinë ndërsa tentoi të kalonte doganën e Morinës bashkë me dy persona të tjerë mes tyre bashkëshorti i saj aktual.

Edmond Karriqi ishte vendosur 3 muaj më parë në krye të prokurorisë së Kukësit pas shkarkimit nga KPK të Rita Gjatit, që nuk e kaloi dot Vettingun.