Rajoni

Arrestohet këngëtari i njohur grek, çfarë ka ndodhur me të?

Policia greke ka arrestuar këngëtarin e njohur, Notis Sfakianakis, pasi u kap me një sasi droge dhe armë në makinë. Sipas mediave greke, arrestimi i artistit u bë kur policia gjatë kontrolleve për masat anti-Covid ndaloi rastësisht një makinë luksoze, pa e ditur që ishte këngëtari.

Pas kontrollit në makinë policia i gjeti një armë, rreth dy gram kokainë dhe një pajisje shkarkimi elektrike. “Unë i kam për sigurinë time,”-mësohet se ka thënë Notis Sfakianakis.

Ai u dërgua në Departamentin e Sigurisë Argyroupoli Elliniko, ku u zbulua se armën që ai zotëronte e kishte pa leje. Artisti i njohur grek përballet me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Rikujtojmë, se 2 vite më parë Notis vizitoi Shqipërinë, pasi mbajti një koncert në kryeyqtet në Pallatin e Kongreseve.