Sociale

Arrin në 283 metra niveli i Fierzës, reshjet e shiut mbushin liqenin

Reshjet e shiut ”mbushin” Fierzën. Niveli i ujit arrin në 283 metra. Korporata Elektroenergjitike Shqiptare bën me dije se kjo ka ardhur si rezultat i shirave shkrirjes së dëborës por edhe për shkak të mosshfrytëzimit këtë periudhë.

Aktualisht në Fierzë nuk po prodhohet energji elektrike për efekt të rritjes së rezervës energjitike. Qeveria ka shpallur emergjencën energjitike në vend, dhe për të kursyer po mendon që të faturojë më shumë një pjesë të familjeve shqiptare, që konsumojnë më shumë se 700 kilovat orë.

Sipas të dhënave rezulton se në 10 ditë niveli i ujit në Fierzë është rritur me 5 metra.

Ndërkohë në Koman aktualisht po prodhohet energji dhe niveli është 170,5 metra thuajse në të njëjtin nivel me 10 ditë më parë. Ndërsa Vau i Dejës është në kuotën e 72.5 metrave.

Ndërkohë prurjet vijojnë të jenë të mëdha edhe pse në krahasim me 10 ditë më parë kanë një rënie minimale.Në Fierzë prurjet arrijnë në 260 m3 në sekond.

Qeveria ka shpallur emergjencën energjitike në vend, ndërkohë që në mbledhjen e fundit qeveria ka shtyrë deri në fund të vitit gjendjen e emergjencës.

Për të kursyer energjinë elektrike, qeveria po mendon që të faturojë më shumë një pjesë të familjeve shqiptare.

Në këtë mënyrë ata që konsumojnë më shumë se 700 kilovat orë energji do t’u vijë një çmim më i shtrenjtë në faturën e dritave.