Aktualitet

ARRSH: Devijim i trafikut për kamionët në aksin Thumanë-Fushë Krujë-Kamzë!

Në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Policinë e Shtetit, nga kjo e premte, 19 maj,  Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) do të bëjë devijimin e përkohshëm të trafikut për mjetet e rënda në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë-Kamzë. Kjo është si një parapërgatitje për sezonin turistik veror, kur rritet fluksi i mjeteve. Devijimi i përkohshëm i qarkullimit të kamionëve deri në përfundim të sezonit veror përfshin orarin nga 06:00 e mëngjesit në 20:00 të mbrëmjes. Eshtë një devijim nga Fushë-Mamurrasi në kryqëzimin e Luzit. ARRSH kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve:

Njoftimi i ARRSH-së:

Me qëllim disiplinimin e trafikut gjatë sezonit turistik veror, duke marrë në konsideratë numrin e lartë të mjeteve do të bëhet një devijim i përkohshëm i qarkullimit të kamionëve me peshë mbi 7.5 T nga Fushë Mamurrasi në kryqëzimin e Luzit sipas skemës së treguar më poshtë

Ky devijim do të fillojë ditën e premte datë 19.05.2023, përgjatë orarit 06:00–20:00 dhe do të vazhdojë deri në përfundim të sezonit veror.

Janë marrë të gjitha masat sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut, si dhe për vendosjen e sinjalistikës provizore për të orientuar përdoruesit e rrugës. Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve lidhur me këtë devijim.