Celebrities Gossip Showbiz

Arsyeja pse Beniada Nishani pëlqen ngjyrën jeshile do t’ju habisë!

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.

Beniada shpesh poston foto nga përditshmëria e saj duke na treguar çdo ditë edhe më shumë rreth vetes së saj. Vetëm pak më parë bukuroshja ka postuar disa foto në Instagram, u duket e veshur me një kostum ngjyrë jeshile dhe mesa duket qenka një nga ngjyrat e preferuara të Beniadës. Këtë na e ka treguar vetë modelja dhe gjithashtu ka treguar për të gjithë ndjekësit e saj arsyen, se përse e pëlqen këtë ngjyrë.

Jeshilja përfaqëson ngjyrën e jetës që vazhdon dhe rinovohet, një shenjë e ekuilibrit dhe rritjes. Ngjyra jeshile lidhet me çakrën e katërt, çakrën e zemrës dhe përfaqëson dashurine e paster dhe të pakushtëzuar. Kjo është arsyeja pse është një nga ngjyrat e mia të preferuara.

 

Beniada ka qenë e ftuar javën e kaluar në spektaklin “Dancing wiht the Stars”e mbrëmjen e djeshme na ka treguar se e ka parë nga shtëpia. Kledi Kadiu realizuar një kërcim gjatë spektaklit të “Dancing with the Stars”, ku siç e dinë të gjithë tashmë është edhe kryetar jurie. Mesa duket Beniadës i ka pëlqyer shumë performana e Kledit dhe nuk ka ngururar të shkruaj disa fjalë vlerësuese për të.