Celebrities Fashion Gossip

Arsyeja pse Kate Middleton ka aq shumë veshje të kuqe në garderobën e saj!

Dukesha e Cambridge, Kate Middleton duket gjithmonë rrezatuese në të gjitha eventet ku merr pjesë, duke e rikonfirmuar veten si një ikonë e vërtetë mode dhe stili. Në media nuk ka kaluar pa u vënë re edhe fakti se Dukesha ka gjithmonë e më shumë veshje me ngjyrë të kuqe në garderobë. Kur vjen fjala për familjen mbretërore, ekspertët gjithmonë e kanë një shpjegim.

Me kalimin e viteve, Kate ka grumbulluar pushtet rreth saj, si në detyrat që i janë besuar nga mbretëresha Elizabeth, si në arenën globale dhe duket se përdorimi i shpeshtë i ngjyrës së kuqe është një shenjë e evoluimit të rolit të saj brenda familjes mbreterore, sepse është një nuancë e fortë që nuk kalon pa rënë në sy dhe imponon një lloj autoriteti.

Kur Kate Middleton eci nëpër rreshtin e Westminster Abbey për t’u martuar me të dashurin e saj të universitetit në vitin 2011, ajo u bë Dukesha e Kembrixhit. Ajo mban titullin mbresëlënës për 10 vjet dhe fëmijët e saj përdorin mbiemrin e Kembrixhit në shkollë. Por ndërsa Kate dhe bashkëshorti William ngrihen në linjën e trashëgimisë, ka një ndryshim që Dukesha do të marrë një titull të ri.

Më 9 janar Kate Middleton festoi ditëlindjen e saj. Pallati Kensington publikoi tre portrete të reja speciale të familjes mbretërore. Fotot, të cilat janë realizuar në nëntor në Kew Gardens të Londrës nga fotografi Paolo Roversi, janë të denja për një mbretëreshë të ardhshme. Në një imazh bardh e zi, Kate jep një atmosferë ‘vintage’ me një fustan elegant. Zbuloni më shumë në këtë link.