Botë e Çuditshme Food & Drink Lifestyle

Arsyeja që ‘fshihet’ pas zakonit të britanikëve për të shoqëruar çajin me qumësht!

Dihet tanimë që kur moti ftohet, shumica prej jush drejtoheni drejt pijeve të nxehta për t’u ngrohur. Ndër pijet e preferuara, padyshim, është edhe çaji. Një nga vendet që njihet për konsumin e lartë të çajit në botë është edhe Britania, ku kjo pije është rrënjosur thellë në traditë dhe mënyrën e jetesës. Por, pse britanikët e pinë çajin me qumësht? Zakoni i tyre për të shtuar qumësht në çaj ka filluar që në shekullin e 18-të.

Në atë periudhë çaji ishte një pije e kushtueshme dhe duke qenë se gotat e disponueshme shpesh plaseshin nga nxehtësia e çajit, ata gjetën një zgjidhje. Fillimisht, hidhnin qumështin në një filxhan dhe më pas shtonin çaj. Qumështi i ftohtë e ftoh çajin aq sa të mos thyhet gota dhe njëkohësisht pakëson hidhërimën e tij. Duke qenë tepër i vlefshëm, familjet që nuk mund të përballonin sasi të mëdha të çajit shtonin një sasi më të madhe qumështi, ndërsa familjet e pasura prireshin të bënin të kundërtën.

Ndërkaq, nëse ju pëlqen të pini çaj, për të pasur kënaqësi të plotë, është mirë të zgjidhni një kombinim të bimëve që përputhen me grupin tuaj të gjakut. Ndërkaq, mësoni duke klikuar në këtë link se cili është çaji ideal për grupin tuaj të gjakut.

Rikujtojmë, se çaji është i shkëlqyeshëm kundër ftohjeve, por edhe në parandalimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru, por vetëm nëse qumështi nuk shtohet në të. Shkencëtarët gjermanë kanë provuar se çaji ka një efekt pozitiv në qarkullim dhe relakson enët e gjakut, por gjithashtu kanë provuar se qumështi e eliminon atë efekt të dobishëm. Këto përfundime shpjegojnë faktin se në shtetet si Britania e Madhe, banorët e së cilës konsumojnë sasi të mëdha çaji me qumësht, rreziku i sëmundjeve të zemrës dhe i enëve të gjakut nuk është ulur.