Celebrities Gossip Showbiz

Arsyen se përse Arbenita nuk ka shokë besojmë se e merrni të gjithë me mend…

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli, njëkohësisht partnerja e reperit të njohur shqiptar, Fero. Së fundmi ka vendosur të angazhohet me një biznes të sajin përpos modelimit. Bukuroshja nuk i është larguar pasionit të saj duke hapur kështu agjencinë e saj të rekrutimit të modeleve. Ajo gjithashtu nuk qëndron kurrë larg rrjeteve sociale dhe i mban shpesh ndjekësit të informuar mbi jetën e saj si profesionale ashtu dhe atë personale.

Modelja dhe reperi i famshëm shqiptar Fero janë bërë prindër për herë të parë. Dyshja e showbiz-it janë bekuar me një vogëlushe të cilën e kanë quajtur Nina. Shpesh çifti ndan me ne momente së bashku në rrjete sociale ku shfaqen së bashku e pak minuta më parë, bukuroshja ka ndarë me ne një video shumë ‘funny’ TikTok ku teksa ka treguar arsyen se përse nuk ka asnjë shok, krahas na ka treguar Feron duke mbajtur armë në dorë.

Epo, urojmë që e gjitha të jetë në kontekstin e shakasë.

Së fundmi, modelja ka shprehur revoltën e saj kundër ligjit të ri amerikan lidhur me abortin, një vendim ky në fakt që ka trazuar gjithë botën dhe pjesa më e madhe janë shprehur shumë të irrituar.

E në modeling, Arbenita na ka treguar shpesh se angazhohet shpesh me projekte të reja, por duket se më i fundit është një sukses i vërtetë. Me anë të një Instastory të ripostuar nga një faqe e cila na tregon se modelja është pjesë si modele e një fushate që është pjesë e Netflix në një nga serialet e make up-it. Epo, të shohim një bukuroshe tonën në një platformë kaq gjigante është një krenari e madhe.