Lifestyle

Arsyet pse fëmija i dytë në familje është më i padisiplinuar!

Me siguri e keni vënë re se fëmija i dytë në familje është më rebel se i pari. Studimet e fundit kanë konfirmuar mitin se fëmija i dytë ka tendencë të jetë më i vështirë për t’u disiplinuar, veçanërisht nëse është djalë. Ky artikull ju vjen në ndihmë se si të parandaloni fëmijët e dytë për të mos u bërë problematikë. Në vitin 2005, një grup studiuesish nga Universiteti i Kalifornisë, Los Anxhelos, të udhëhequr nga Dr. E.Black publikuan një studim, rezultatet e të cilit ishin të papritura, fëmijët e dytë ishin më pak të suksesshëm në shkollë dhe punë se sa vëllezërit ose motrat e tyre më të mëdha.

Zbulimi ishte mjaft i çuditshëm sepse fëmijët që ishin analizuar erdhën nga familje në të cilat prindërit u dhanë mundësi të barabarta arsimore fëmijëve të tyre. Por gjithçka u bë e qartë falë studimit nga ekonomistët e Institutit të Teknologjisë të Masaçusetsit (MIT). Dr.Doyle dhe ekipi i tij zbuluan se fëmijët e lindur më pas kishin 40% më shumë gjasa që të kishin probleme me ligjin se vëllezërit dhe motrat e tyre më të mëdha.

Megjithatë, arsyeja nuk kishte të bënte me problemet shëndetësore ose me nivel më të ulët arsimor. Sapo fëmija i dytë arrin në familje, prindërit tashmë kanë pasur eksperiencë me të parin dhe e ulin paksa rolin e tyre disiplinues. Fëmijët e parë kanë si shembull prindërit, ndërsa fëmijët e dytë kanë fëmijën e parë, pra vëllanë ose motrën. Ajo çfarë rekomandohet është t’u kushtoni më shumë vemendje fëmijëve të dytë dhe madje të kontrollohen veprimet e fëmijës së parë, në mënyrë që ata të mos japin një shembull të keq tek të vegjlit.