Food & Drink Health & Beauty

Arsyet pse salmoni duhet të jetë pjesë e pandashme e dietës suaj ushqimore!

Ka shumë arsye se përse duhet të konsumoni salmon e një prej më të rëndësishmeve është shija e tij e mirë. Megjithatë kjo nuk është arsyeja e vetme, pasi salmoni është një nga burimet më të mëdha të omega-3, vitaminës B6, D dhe yndyrnave të shëndetshme. Pra një ushqim perfekt për të gjithë ata që duan të mbajnë dietë dhe ata që dinë të shijojnë. Sipas ekspertëve, salmoni është një nga ushqimet kyç që luftojnë arteriosklerozën.

Në studimin e publikuar nga Revista ‘Clinical Investigation’, ekspertët shpjegojnë se yndyrnat e gjendura tek omega-3 formojnë disa molekula të cilat ndalojnë inflamacionin. Në këtë mënyrë lufta me sëmundjen është më e thjeshtë. Hildur Arnardottir, drejtuese e studimit shprehet se:

Acidet omega-3 mund të ndihmojnë në kurimin e ateriosklerozës duke ulur procesin e inflamacionit që prek trupin tuaj.

Megjithëse ka ende vend për studime të tjera, çfarë është e sigurtë në këtë pikë është se omega-3 ju ndalon dhimbjet. Salmoni siç përmendëm edhe më lart është një nga ushqimet më të pasura me omega-3. Në 100 gr salmon të freskët përmbahen 4 gr omega-3 që është mëse e mjaftueshme për dozën tuaj ditore.

Për të pasuruar dietën tuaj mund të zgjidhni edhe alternativa të tjera të ushqimeve të pasura me të. Mund të zgjidhni çdo lloj peshku, arrorët apo vajrat si ai i lulediellit apo sojës për më shumë omega-3. Ushqimet e pasura me vitaminë D forcojnë imunitetin, përmirësojnë humorin dhe nevojiten në çdo kohë, veçanërisht në vjeshtë dhe dimër. Siç e dimë, burimi kryesor i vitaminës D janë rrezet e diellit dhe kjo është pikërisht ajo që na mungon në ditët e vjeshtës dhe dimrit.

Prandaj lind nevoja për ushqime që përmbajnë këtë vitaminë. Përveç forcimit të imunitetit dhe përmirësimit të humorit, vitamina D ul rrezikun e disa sëmundjeve autoimune, mbron muskujt dhe nervat. Studimet kanë treguar se kjo vitaminë ul rrezikun e disa llojeve të kancerit. Simptomat e mungesës së vitaminës D janë të ndryshme tek të gjithë. Përveç dhimbjes dhe ngërçeve të muskujve, simptomat mund të përfshijnë ndjenja letargjie dhe ndryshime të humorit.