Lifestyle Love & Sex

Arsyet pse të argëtoheni dhe të bëni shaka me partnerin/en tuaj është e shëndetshme për një marrëdhënie!

Ne zakonisht bëjmë shaka vetëm me njerëzit që i duam dhe i besojmë. Ideja e një shakaje me personin që dashuron nuk supozohet të jetë e ashpër, si një fyerje, por në fakt një mënyrë për të treguar dashuri. ‘Bright Side’ tregon arsyet se pse shakatë janë kaq të mira për të patur një marrëdhënie të shëndetshme dhe argëtuese.

1. Mund të reduktojë stresin.

Ju ndoshta keni dëgjuar për frazën: “e qeshura është ilaçi më i mirë”, dhe me siguri është. Janë bërë shumë kërkime mbi korrelacionin midis të qeshurit dhe stresit, mund të jetë aq i qetë sa meditimi për trupin dhe mendjen tuaj. Ka më pak shanse që të hyni në një debat me partnerin tuaj dhe në vend të kësaj do të shpenzoni më shumë kohë vetëm duke e vlerësuar njëri-tjetrin.

2. Ndërton një lidhje më të mirë.

Me siguri ju dhe partneri juaj i vendosni njëri-tjetrit pseudonime qesharake dhe ndani shaka që njerëzit jashtë marrëdhënies suaj nuk i kuptojnë. Kjo është ajo që i bën çiftet të krijojnë një lidhje më të fortë, sepse është vetëm gjuha e tyre unike sekrete. Kur çiftet krijojnë gjuhën e tyre sekrete, ata tregojnë mirëkuptim mes njëri-tjetrit dhe ndajnë një mënyrë të menduari dhe kjo rrit përvojat e tyre pozitive së bashku, duke shtuar të qeshura dhe gëzim.

3. Rrit sistemin tuaj imunitar.

Shakatë me njëri-tjetrin dhe e qeshura çon në një sistem imunitar më të fortë që ju bën më pak të prekshëm ndaj ftohjes. Mund të qetësojë tensionin, t’ju lidhë me partnerin tuaj dhe t’ju ndihmojë të largoni zemërimin dhe ankthin gjatë një zënke. E qeshura përmirëson funksionin imunitar duke rritur aktivitetin kardiovaskular.

4. Të çon në tërheqje më të madhe.

Çiftet priren të jenë më të kënaqur në marrëdhënie dhe të krijojnë një tërheqje më të fortë kur argëtohen me njëri-tjetrin. Duke vënë në dukje me shaka të metat e njëri-tjetrit, ata mund të jenë më të afërt dhe intimiteti i tyre rritet.

5. Të çon në argumente më të mira.

Çdo çift ka debate, është e pashmangshme dhe krejtësisht normale deri në një masë. Argëtimi me njëri-tjetrin gjatë një debati dhe shtimi i të qeshurave pa qenë i pasjellshëm ose keqdashës, mund të çojë në një zgjidhje më të mirë të debatit. Për një person në ankth gjatë një zënke, përdorimi i shakave dhe bërja e komenteve qesharake e ngushëllon personin dhe si rezultat, bashkon çiftin dhe çon në një përfundim më të lumtur.