Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Food & Drink Health & Beauty

Arsyet se përse duhet që të pijmë kafen e hidhur dhe pa sheqer!

Ka shumë persona që e pëlqejnë kafen pa sheqer dhe të hidhur, por shumica pëlqejnë që ta pinë atë me sheqer ose me qumësht. Ekspertët thonë se duhet të ndjekim shembullin e tyre që e pinë atë të hidhur. Sipas studimeve, ne as nuk duhet ta përziejmë qumështin me kafen pasi kur bashkohet me sasi të mëdha kafeine, sekretimi i kalciumit në urinë rritet, dhe një sasi e madhe depozitohet tek zorrët.

Proteina ‘casein’, e cila gjendet në qumësht, kur bie në kontakt me kafeinën, mpikset dhe krijon gaz që shkakton fryrje, dhimbje barku dhe shqetësime abdominale. Përveç kësaj, nutricionistët thonë se qumështi në kafe bllokon metabolizmin dhe është arsyeja kryesore që dikush nuk mund të humbasë peshë. E njëjta gjë vlen edhe për ëmbëlsuesit e kafesë, të cilët janë bërë shumë të njohur vitet e fundit. Kafeja e pasur me shtresa të ajkës dhe shurupit arrin sasi shumë të larta të kalorive.

 

Për shembull, një kafe e tillë në një filxhan të vogël, mund të përmbajë deri në 300 kalori që nuk kanë vlerë ushqyese, kështu që ato bëjnë më shumë dëm sesa dobi. Edhe nëse shmangni këtë lloj kafeje, tashmë ka të ngjarë që të hidhni një deri në dy lugë çaji sheqer, i cili jo vetëm që krijon probleme shëndetësore, të tilla si diabeti dhe obeziteti, por gjithashtu ndryshon shijen origjinale të kafesë. Nga ana tjetër, nëse nuk ju pëlqen që të pini kafe të hidhur, atëherë gjeni një alternativë në ëmbëlsuesit natyralë.

Ndërkohë, sigurisht që kafeja është e rëndësishme për shumë prej jush. Ndoshta nuk mund të nisni ditën apo të shkoni në punë pa pirë një kafe, pasi ju pëlqen shija e saj. Por nëse nuk e dinit, kafeja ka disa përfitime që ndoshta do t’ju shtojnë më shumë dëshirën për konsumim.