Lifestyle Love & Sex

Arsyet se pse partneri po ju kërkon pak ‘hapësirë’ nga lidhja juaj…

Ndonjëherë kjo është mënyra e tij për t’u ndarë pa u treguar shumë i ashpër me ju. Kjo është ndër arsyet më të shpeshta se përse një propozohet një “pauzë” në lidhjen tuaj.

Ai me siguri që është një djalë i mirë, por është frikacak dhe nuk të tregon që nuk dëshiron të të shohë më. Lidhja mund të ketë qenë e mahnitshme dhe mund të keni qenë shumë të dashuruar, por ai dëshiron të largohet dhe ndihet keq t’i ndalojë këto gjëra, pavarësisht se mund të jetë gjëja e duhur.

Nëse dyshon se kjo po ndodh, atëherë kërko që ai të jetë i sinqertë me ty. Ja disa nga arsyet se pse ai po kërkon hapësirë nga lidhja juaj…

Dëshiron të bëj seks me dikë tjetër

Nëse jeni në ‘pauzë’ dhe ai bën seks me dikë tjetër, teknikisht nuk të ka tradhtuar dhe mund të ktheheni prapë bashkë. Kjo është një arsye e shëmtuar dhe e shpeshtë për të kërkuar ‘pauzë’ në lidhje.

Ka nevojë të rivlerësojë lidhjen tuaj

Nuk është domosdoshmërisht një shenjë e mirë, mirëpo ai dëshiron që të shikojë më ndryshe lidhjen tuaj. Lidhja mund të ketë qenë duke shkuar mahnitshëm, por ndoshta tani ka ardhur koha t’i jepni fund. Qëllimet e tij janë të mira, mirëpo ai ka nevojë që ju të dy të shikoni më mirë lidhjen tuaj dhe të zbuloni se çfarë duhet të ndryshoni.

Ka nevojë që pak javë t’i shpenzojë në paqe dhe qetësi

Ndoshta nuk është më i miri me fjalët dhe termi “pauzë” nuk është më i sakti. Ai mund të ketë ndonjë provim të rëndësishëm apo probleme në punë dhe nuk dëshiron shpërqendrime. Thjesht është duke kërkuar hapësirë dhe është person që ka nevojë të fokusohet vetëm tek një gjë! Ai e din se kjo do të t’i lëndojë ndjenjat, mirëpo me kohën do ta kuptosh atë.