Politikë

Arta Dade rrëfehet si asnjëherë më parë! Nga ftesa për të qenë aktore, deri te arsyeja përse nuk është më pjesë e politikës

E marta në TAR padiskutim sjell emisionin plot humor “Ndryshe” në prezantimin e Salsanos dhe Adit. E ftuar në studio ishte politikania e mirënjohur, Arta Dade e cila ndryshe sa jeni mësuar ta shihni këtë herë ka ardhur me një rrëfim ku ka treguar shumëçka mbi jetën e saj politike, personale dhe jo vetëm…

Në politikë kam qenë 27 vjet aktive, por në fakt janë 30 vite gjithsej. Kam qenë një ndër anëtaret e para të Partisë Socialiste kur u hap. 

E së fundmi, nëse ka patur një debat politik që ka mbizotëruar ka qenë mbi Berishën dhe përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike nga Lulzim Basha. Çfarë mendon znj. Dade për këtë dhe mendon se kjo situatë do ta shpërbëjë PD-në?

Nuk besoj dhe në fakt nuk duhet. Mendoj se janë marrë shumë me veten. Kanë rrëshkitur, kanë bërë gabime, si përshembull mospjesmarrja në zgjedhjet lokale, djegia e mandateve. Duhet të kenë strategji që të fitojnë zgjedhjet lokale. Mendoj se Berisha duhet të ishte larguar me kohë, jo për moshën që ka, por çfarë kishte për t’i dhënë këtij populli e dha, çfarë kishte për të marrë e mori. Për mua vjen një kohë që duhet të largohesh, sidomos kur e ndjen që po largohesh jo në mënyrë dinjitoze siç i takon një ish- presidenti, ish- kryeministri.  

Teksa ka treguar për profesionin e saj të dytë, që ka qenë mësimdhënia në universitet, Dade tregon se çfarë i ka ngelur peng nga ajo kohë.

Nëse ka një gjë që më vjen keq është largimi nga universiteti. Kisha lëndën kryesore. Në ’97 u bëra Ministre e Kulturës, kur institucionet ishin poshtë nivelit zero. Më merr malli të jap mësim, më merr malli për ish- studentët e mi. Kam qenë strikte, ata që se kishin mendjen në mësim i ngelja kur vinin provimet. Kam patur studentë të mitë, Ilir Gjonin, Sokol Ballën e të tjerë. 

Ish- Ministrja e Jashtme u vendos para ‘rolit si kryetare jurie’ për të përzgjedhur gruan më të bukur në politikë dhe ajo nuk ngurroi të jepte një emër.

Unë jam e lidhur me Ministrinë e Jashtme, kështu që Olta Xhaçka.

Por, nëse mendonit se znj. Dade e ka të lidhur gjithë jetën e saj me politikën e keni gabim. Ekskluzivisht për TAR, ajo ka zbuluar se i është ofruar një rol në kinematografi për të qenë në vend të një prej aktoreve më të njohura asokohe dhe gjithashtu ka qenë prezantuese në Festivalin e 13 të Këngës në Radio.

Një ëndërr në sirtar nuk kam, por kam refuzuar të luaj te filmi “Zonja nga qyteti” në vend të Rajmonda Bulkut. E sigurt që do e kishte fituar Rajmonda, por gjithsesi unë zgjodha të mos shkoja fare në audicione. Gjithashtu, kam qenë prezantuese e Festivalit të 13- të të Këngës.  

E në mbyllje, Arta ka treguar arsyen e largimit të saj nga politika, së cilës i mungon prej vitesh.

Se di arsyen e mirëfilltë përse s’jam në politikë, si disa kolegë të mitë që nuk kanë folur fare, kanë tundur vetëm kokën. E kam përkrahur shumë Ramën në fillim. Poltika shndërrohet si puna e drogës për ata që nuk janë për t’i shërbyer popullit por vetes.