Pasò Sport

Artan Hoxha shpreh revoltën e tij lidhur me stadiumin “Air Albania”!

Denisi dhe Glenti rikthehen në këtë të premte sportive me emisionin më të preferuar të sportdashësve të titulluar “Pasó”. Një episod i parë shumë dinamik, me të ftuar interesantë të cilët bënë deklarata nga më të ndryshmet.

I ftuar në një lidhje telefonike ishte gazetari Artan Hoxha, i cili gjatë intervistës, ishte duke shkuar drejt qytetit të Elbasanit, ku do të luhet ndeshja Dinamo-Laçi në “Elbasan Arena”. Kjo është ndeshja e parë e javës së dytë të kampionatit tonë. Hoxha shkoi në Elbasan për të ndjekur ndeshjen, por edhe për të parë lojën që do të dhurojë skuadra e tij e zemrës.

Po shkoj të shoh ndeshjen, pastaj, nëse fitojmë aq më mirë!

Hoxha shprehu gjthashtu revoltën e tij për faktin se në stadiumin kombëtar “Air Albania”, po zhvillohet gjithçka veç ndeshjeve. Nga koncertet te vaksinat, ka patur shumë organizime të ndryshme por ndeshjet duket se po zhvillohen më së shumti në stadiumin e qytetit të Elbasanit.

Është qesharake dhe ironike ajo që po bëhet në stadiumin tonë kombëtar. Kur vjen koha për të marrë të ardhura nga këto ndeshje, përfundojnë në Elbasan Arena që ka kapacitet më të vogël.

Gjithashtu, Hoxha u shpreh edhe lidhur me vijueshmërinë e deritanishme të ndeshjeve. Lidhur me numrin relativisht të lartë të golave, përkatësisht 21 për javën e parë, ai u shpreh si më poshtë.

Unë uroj që të ndodhë kjo që ndodhi javën e parë. Ishte një gjë shumë e mirë, në fund të fundit futbollin për gola e shikojmë.

Por a shpreson Hoxha tek fitorja e Dinamos, skuadrës së tij të zemrës?!

Po, besoj se Dinamo ka një mundësi të mirë. Sot do të tregojë se ka ardhur në formë. Është skuadër që ka emra, ka lojtarë të mirë.