Celebrities Gossip Showbiz

Artikulli që po krijon reagime të shumta, kjo grua pretendon se është martuar me fantazmën e Michael Jackson!

Kathleen Roberts, është një grua e cila pretendon se është martuar me fantazmën e mbretit të pop-it, Michael Jackson. Sipas një artikulli ku ajo mori pjesë, Roberts jo vetëm që foli për lidhjen e saj me Michael Jackson, por tha edhe se është Marilyn Monroe e rimishëruar në trupin e saj. Ajo thotë se këngëtarit të ndjerë i pëlqen të kërcejë dhe të këndojë me të. Në artikull ajo deklaroi gjithashtu se ai i propozoi asaj me një unazë fejese ngjyrë rozë.

Michael qëndron i pushtuar tek unë gjatë gjithë kohës. Është i qetë dhe thjesht shijon jetën përmes meje, komunikon me mua. Atij i pëlqen të hamë bashkë. I do biskotat dhe flet më shumë nga sa unë prisja.

Roberts gjithashtu tha se shqisat e saj mbinatyrore ishin gabuar më parë si skizofreni. Ajo shtoi se ikonës së muzikës nuk i pëlqen të preket.

Ai më tremb me vizionet e merimangave dhe vizionet e kufomave të vdekura nëse e puth ose përpiqem të filloj romancën fizikisht.

Roberts shkroi se ajo ndihet e veçantë që Jackson e zgjodhi atë për grua. Ajo e mbyll duke ju drejtuar Michael:

Ne kemi uljet dhe ngritjet tona, por Michael, e vërteta është, se unë thjesht nuk mund të ndaloj së dashuruari ty.

Ky artikull i “Daily Star” ka hasur kritika për arsye se shumë njerëz mendojnë që media nuk duhet të tallet me njerëzit në këtë mënyrë dhe se lajme të tilla janë të tepërta për t’u publikuar. Sidoqoftë, nga revista nuk ka patur ende asnjë lloj reagimi.

Rikujtojmë se, këngëtari i njohur Michael Jackson është akuzuar shpeshherë para dhe pas vdekjes për abuzim seksual me fëmijë të mitur dhe disa nga rrëfimet që kanë dalë në dritë kanë tronditur gjithë opinionin publik. Në vitin 2019 u publikua dokumentari i tij “Leaving Neverland”. Më herët është përfolur se artisti ka pasur dhe një dhomë sekrete për fëmijë, por të vërtetën e dinin vetëm personat që kanë qëndruar pranë tij. Ish-truproja e Jackson, Matt Fiddes, ka zbuluar se si qëndron e vërteta dhe çfarë kishte realisht brenda shtëpisë së këngëtarit.