Artisti Adriano uron ekskluzivisht në TAR të gjithë shqiptarët!

Sot në “Maratonën e 100 Këngëve më të mira të Vitit” ishtë i ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike këngëtari i njohur Adriano, i cili i uroi të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri me këto fjalë:

Përshëndetje Top Albania Radio, unë jam Adriano. Shumë faleminderit të gjithë fansave që më kanë votuar dhe vlerësuar për të qenë një nga artistët më të votuar në Top List. Do të doja t’ju uroja të gjithë shqiptarëve gëzuar Vitin e Ri. Uroj që ky vit të jetë sa më i mbarë për ju dhe për familjet tuaja.