Art & Kulturë Bota

Artisti britanik “zhvesh” Giocondën!

Të gjithë kur dëgjojmë “Mona Lisa” kemi në mendjen portretin e veçantë të gruas fisnike, të cilën krijoi dora e artistit italian Da Vinci. Gioconda, që domethënë e bukur, është një nga pikturat më me vlerë që mban kjo tokë, në çdo kuptim të saj.

Por a e keni menduar ndonjëherë ndryshe Mona Lisën, për shembull pa rroba?!

Një statujë prej bronzi të Mona Lizës gjysmë të zhveshur, me nota komike e ka krijuar artisti Nick Walker. Kjo ishte një sfidë personale e Walkerit, si një përgjigje për artistin Bansky, i cili tha se vepra e Mona Lisës është e papërsëritshme.

Skulptura është ekspozuar në Bristol në Angli duke marrë vëmendjen e të gjithëve për veçantinë e saj.