Showbiz

Artisti i njohur shqiptar së shpejti në një bashkëpunim me reperin Tyga?!

Artisti nga Ferizaj, DJ Regard do të sjellë një bashkëpunim me reperin e famshëm, Tyga. Dyshja janë bërë bashkë për një projekt të ri, i cili pritet të bëhet publik së shpejti. Është mësuar se kënga e tyre do të vijë me videoklip dhe se do të xhirohet pas disa muajsh.

Dj Regard po korr një sukses të jashtëzakonshëm edhe në arenën ndërkombëtare dhe së fundmi ai u nominua në eventin më të madh muzikor në Spanjë, Los40 Music Awards.

Gjithashtu, Dj shqiptar u nominua për çmimin “Artisti ose producenti më i mirë i zhanrit dance”. Artisti nga Ferizaji, përmes projekteve të tij numëron jo më pak se dy bilion klikime vetëm për një vit.

Në “NRJ Music Awards”, DJ Regard u nominua në kategorinë “DJ më i mirë i vitit”. Emri i tij renditet në mesin e DJ më të suksesshëm në botë si Calvin Harris, David Guetta, Dj Snake, Kygo dhe Robin Schulz.

Përveç tij në këtë spektakël u nominuan edhe Dua Lipa e Ava Max, njëra në 4 ndërsa tjetra në 3 kategori.