Art & Kulturë Design Lifestyle

Artisti kinez që po tejkalon Van Gogh-un!

Zhang Daqian mund të mos jetë një emër i njohur në Perëndim, por në Kinë dhe në tregun global të artit në përgjithësi ai është në të njëjtin nivel me Warhol dhe Monet. Një mjeshtër i pikturës klasike kineze, i cili më vonë ri-imagjinoi artin modern në atdheun e tij të adoptuar amerikan, puna e Zhang përfshinte traditat nga peisazhet me bojë te abstraksioni.

Dhe ndërsa krahasimi i përhapur “Picasso i Lindjes” është mashtrues stilistikisht, ai megjithatë flet për aftësinë e tij për të kapërcyer zhanrin dhe çmimet e larta që pikturat e tij tani kanë. Në prill, pothuajse 40 vjet pas vdekjes së tij, piktura e Zhang-it e vitit 1947 “Peisazhi pas Wang Ximeng” u bë vepra më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand, me vlerë prej 47 milionë dollarësh në Sotheby’s në Hong Kong.

Puna e artistit gjeneroi më shumë se 354 milionë dollarë në ankand në vitin 2016, duke tejkaluar çdo artist tjetër të vdekur apo të gjallë në botë atë vit, sipas një renditjeje vjetore të prodhuar nga baza e të dhënave ‘Artprice’.

Rikujtojmë, se piktura e papërfunduar e Leonardo Da Vincit “Shën Jeronimi në shkretëtirë” është ekspozuar së fundmi në Kështjellën Clos Luce në Amboise të Francës, ku artisti kaloi tre vitet e fundit të jetës.

Kjo pikturë, që luhatet midis vizatimit dhe pikturës, tregon Shën Jeronimin, i cili në shekullin e IV përktheu Biblën në latinisht gjatë pendesës së tij në shkretëtirë. Sipas historianëve të artit, piktura daton në vitet 1480.