Showbiz

Artisti shqiptar më në fund zbulon sekretin, tekstshkrues në albumin e ri të Ariana Grande

Ylli i muzikës ndërkombëtare Ariana Grande sapo ka publikuar albumin e saj më të ri “Positions” dhe kënga që mban të njejtin titull u shndërrua në hit vetëm pak kohë pas publikimit. Një ndër tekstshkruesit e këtij projekti muzikor është edhe këngëtari me origjinë shqiptare Albert Stanaj apo Stanaj siç e njohim nga emri i artit.

Ai së bashku me disa tekstshkrues të tjerë krijuan “Positions” dhe puna për të realizuar këtë prurje muzikore ka qenë shumë e bukur për artistin shqiptar.

“Ju thashë që kam qëndruar në qetësi. Jam me të vërtetë shumë mirënjohës për shoqërinë që kam me Ariana Granden. Thellësisht mirënjohës që jam pjesë e këtij regjistrimi. Për të gjithë ata që janë pranë meje, faleminderit. Tani kemi shumë këngë rrugës. Koha për t’ia dalë” -tha ai në një postim në Instagram.

Kujtojmë se disa nga projektet muzikore më të suksesshme të Stanaj janë “Romantic” dhe “Ain’t Love Strange” të cilat kanë qenë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve moderne shqiptare.