Celebrities Music Showbiz

Artistja e njohur Camila Cabello shkëlqen me performancën e saj në skenën e “Saturday Night Live”!

Edhe pse Camila Cabello më në fund ka folur për dështimin e përfolur që ajo duroi kur u largua nga grupi “Fifth Harmony” në ndjekje të suksesit solo. Ajo përsëri vazhdon që të shkëlqejë me performancat e saj dhe vazhdon që ti mahnisë të gjithë fansat. Së fundmi Camila Cabello është kthyer në “Saturday Night Live” dhe solli edhe një tjetër artiste pranë saj.

Ylli i hitit “Havana” performoi “Psychofreak” së bashku me Willow Smith, e cila shfaqet gjithaahtu në këngë edhe pse ajo më pas u kthye si e ftuar muzikore këtë fundjavë në “SNL” gjatë një episodi të organizuar nga Jake Gyllenhaal. Cabello ishte e veshur me një kostum lëkure të zi me doreza të kuqe, ndërsa Smith kishte veshur një xhaketë sportive të kuqe të prerë me një fund të ngjashëm dhe çorape të zeza, ndërsa shoqëronte artisten në kitarë.

Performanca, e cila ishte paraqitja e parë publike e Willow që kur babai i saj Will Smith goditi Chris Rock në fytyrë në çmimet e 94-të të Academy Awards, erdhi pasi Colin Jost bëri një shaka më herët në shfaqjen në Weekend Update rreth ndalimit të aktorit të “King Richard” nga shfaqja e çmimeve për 10 vjet. Para duetit të saj me Willow, Cabello performoi këngën tjetër të saj “Bam Bam”, për të cilën ajo u shoqërua nga kërcimtarë dhe duhet të theksojmë se është një bashkëpunim me Ed Sheeran. Ajo zgjodhi një xhaketë sportive shumëngjyrëshe mbi një kostume trupore dhe pantallona të shkurtra xhins të prera me rrjeta dhe çizme të zeza.

Ish-anëtarja e grupit “Fifth Harmony” u shfaq për herë të parë në “SNL” në vitin 2019, kur ajo ishte e ftuara muzikore për një episod të organizuar nga ylli i “Stranger Things”, David Harbor. Performanca e saj e së shtunës vjen menjëherë pas publikimit të albumit të saj të ri “Familia”, i cili u publikua të premten. “Familia” shënon albumin e tretë të Camila-s, ajo më parë publikoi “Camila” në vitin 2018, e cila u pasua nga “Romance” në 2019.