Celebrities Film & Tv Showbiz

As aktori i njohur Chris Hemsworth nuk mundi t’i shpëtonte ‘talljeve’ të vëllait të tij të madh…

Vëllai i aktorit të njohur Chris Hemsworth, Luke e ka tallur atë mbi një detaj të çuditshëm në postimin e tij të fundit në “Instagram”. Ylli 37-vjeçar i filmit “Thor” ka postuar së fundmi një foto me djalin e tij së bashku me një lepur, dy papagaj dhe një aligator, që i mbante në duar. Chris shkroi në foton e tij:

Duke bërë para si detektiv i kafshëve shtëpiake. Sapo i riktheva këto kafshë tek pronari i tyre i ligjshëm. Djali im. Ai po përpiqet të më paguajë me dashuri. Unë do të preferoja para në dorë.

Luke është treguar i vëmendshëm që të nxirrte në pah një detaj të çuditshëm në foto, duke u tallur kështu me vëlain e tij.

Plako, koka jote duket jashtë çdo parametri. Mbase duhet të heqësh dorë nga nënproduktet e qumështit.

Mesa duket, Luke nuk ishte i vetmi që i ra në sy kjo gjë. Një tjetër ndjekës shkroi:

Më duket mua apo koka e Chris Hemsworth duket si një top i madh?

Kjo nuk është hera e parë që Luke e ‘vë në lojë’ vëllain e tij të vogël publikisht. Para dy muajsh aktori postoi një foto të tijën në sheshxhirimin e filmit “Thor”. Në të dukeshin qartë krahët e tij plot muskuj, por fansat nuk lanë pa përmendur krahasimin me këmbët e tij jo aq të palestruara. Komenti epik që i vëllai i bëri, ishte:

Vëllaçko?! Përsëri e ke anashkaluar ditën e stërvitjes për këmbët?!

Luke është vëllai më i madh i familjes Hemsworth dhe është i njohur për rolin e tij në serialin “Westworld” që transmetohet në platformën “HBO”.