Film & Tv Tech

As Netflix nuk shpëton nga masat e detyrueshme anti-COVID!

Së fundmi, “Netflix” ka bërë të ditur se do të kërkojë që ekipet e disa produksioneve të saj në SHBA të vaksinohen kundër COVID-19, një masë që vjen ndërsa varianti Delta vazhdon të përhapet në të gjithë vendin. Gjiganti i transmetimit kohët e fundit njoftoi se në këtë klasifikim do të përfshihen ekipet dhe të gjithë ata që janë në kontakt të ngushtë me ta.

Sipas raportit, “Netflix” planifikon të bëjë disa përjashtime nga politika e re e vaksinimit, duke përfshirë arsyet e moshës, mjekësore dhe fetare. Netflix e konfirmoi masën, por nuk pranoi të komentojë më shumë.

Masa të ngjashme janë marrë edhe nga ndërmarrjet e tjera përfshirë Facebook dhe Google për punonjësit që kthehen në zyrat e tyre dhe Presidenti Joe Biden pritet të njoftojë se punonjësit federalë do të duhet të vaksinohen ose të japin miratimin për testime të rregullta.

Apple, ndërkohë, thuhet se po planifikon një politikë të detyrueshme të kthimit në punë. Kompania gjithashtu do të fillojë të kërkojë maska në dyqanet me pakicë të Apple për klientët dhe punonjësit, pavarësisht nga statusi i vaksinimit të tyre.

Rikujtojmë, se Netflix për të gjithë dashamirësit e filmave dhe posaçërisht të serialit super të famshëm, “La Casa De Papel” ka publikuar trajlerin e parë për sezonin e fundit. Sezoni i pestë dhe i fundit i serialit të suksesshëm spanjoll, i cili tërhoqi miliona shikues, do të shfaqet premierë më 3 Shtator. Sipas njoftimit zyrtar të platformës popullore, sezoni i ri do të dalë në dy pjesë.

Prej kohësh kanë qarkulluar spekulime se Netflix do të shtrinte aktivitetin në video-lojëra dhe tashmë një raport i fundit hedh më shumë dritë mbi planet e kompanisë për viin 2022. Një raport i ri nga Bloomberg thotë se Netflix ka afruar një ish-ekzekutiv të Electronic Arts dhe Facebook për të udhëhequr përpjekjen e kompanisë.

Zakonisht fillon mjaft pafajësisht dhe shikojmë një film të rekomanduar nga një mik që është në trend në mediat sociale. Por, pa e kuptuar ne tashmë kemi rënë në grackën e shikimit të tepruar, duke klikuar në “episodin tjetër”. Ka të mirat dhe të këqijat e shikimit të tepruar të një filmi dhe ne jemi këtu për t’i ndarë ato me ju. Ndërkaq, filmat janë një nga aktivitet më argëtuese, teksa ju kaloni një kohë të mirë, por edhe mësoni nga to.