Lifestyle

As njerëzve më të afërt! Për të mirën tuaj këto gjëra duhet t’i mbani sekret!

Sipas studimit të fundit të “The Glücksatlas – happiness atlas” pandemia e COVID-19 e ka ulur nivelin e lumturisë së përgjithshme të njerëzve që jetojnë në Gjermani në një shifrër të re historike. Të intervistuarve iu kërkua të vlerësonin lumturinë e tyre të përgjithshme në një shkallë nga 0 në 10 – me 0 që do të thotë krejtësisht të pakënaqur dhe 10 plotësisht të lumtur.

Rezultati mesatar i 8,400 vetëve të anketuar ishte 6.58 dhe kështu më i ulët se vitin e kaluar kur u arrit po ashtu pika e mëparshme e ulët prej 6.74. Veçanërisht të pakënaqur janë banorët e Berlinit, kryeqyteti shënoi në vlerë prej 6.2, që është dukshëm nën mesataren kombëtare. Të jesh i lumtur është ambicia e të gjithëve, por padyshim që nuk është e lehtë. Natyrisht, gjithçka varet nga mënyra se si ne sillemi ndaj jetës.

Për të qenë të lumtur, sipas Vyacheslav Ruzov, një studiues i kulturave orientale, duhet të mbajmë sekrete dhe të mos zbulojmë disa ngjarje në jetën tonë. Shpesh, kur na ndodh diçka, ndiejmë nevojën e papërmbajtshme për t’i thënë dikujt nëse është e mirë apo e keqe, por jo gjithmonë është vendimi më i mençur.

Vyacheslav Ruzov, gjatë një udhëtimi në Indi, mblodhi dëshmitë e të urtëve indianë, të cilët në mesin e shumë këshillave, gjithashtu raportuan se ishte e rëndësishme të mos zbuloheshin shumë gjëra të caktuara të jetës sonë.

Ja disa prej tyre:

1.Mos i tregoni të tjerëve për intimitetin e familjes suaj apo konfliktet që ekzistojnë brenda saj. Kjo sepse, negativitetet e situatës rishfaqen gjatë bisedës dhe ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse e reflektojmë sërish këtë energji negative.

2.Dija shpirtërore nuk duhet të ndahet kurrë me askënd, së pari për delikatesë dhe respekt ndaj ideve të të tjerëve dhe së dyti, sepse është një gjë intime dhe personale, që duhet thelluar në vetmi.

3.Të mos flasim gjithmonë për problemet shëndetësore apo situatat negative në përgjithësi, para së gjithash sepse bashkëbiseduesi ynë mund të mendojë se jemi pak të pafat. Por edhe sepse, ne e quajmë vetëm energji negative për veten tonë dhe nuk do ta heqim kurrë qafe atë.

4.Mos flisni për projektet e së ardhmes, duhet t’i tregojmë vetëm kur të realizohen, pasi do të krijojmë pritshmëri për të tjerët, por edhe për veten tonë.

5.Nëse doni të bëni thashetheme, veçanërisht negative, nuk është e nevojshme t’i përhapni ato, do të ushqeni vuajtje për të që është viktimë e këtyre thashethemeve.

6.Mos u mburr kurrë për qëllimet e arritura, është një moment personal, që duhet jetuar me veten, në heshtje dhe për t’u shijuar vetëm, nuk duhet t’i provosh asgjë askujt.

7. Mos ua zbuloni kurrë të tjerëve dobësitë tuaja, ata mund të përfitojnë nga kjo dhe t’ju godasin në momentet më të brishta.

Të gjithë duam të ndihemi të lumtur, të zgjohemi në mëngjes të buzëqeshur, me mendime mirënjohjeje në kokë e të jemi më aktivë por lumturia nuk sigurohet sa hap e mbyll sytë. Për të na duhet të praktikohemi çdo ditë, që ndjenjat për veten tonë e botën që na rrethon, të jenë sa më pozitive. Lajmi i mirë është se ka disa gjëra që mund të bësh apo praktikosh çdo ditë për të monitoruar mendjen tënde. Zbulojini në këtë link.