Celebrities Film & Tv Gossip

As prindërit nuk do t’i njihnin, yjet e ekranit që kaluan nëpër transformime drastike për rolet e tyre!

Kostumet, grimi dhe grafika kompjuterike ndonjëherë mund të bëjnë mrekulli të tilla sa nuk mund t’i njohim as aktorët më të famshëm. Mund ta shikoni një film dy herë dhe të mos e kuptoni se keni parë Keanu Reeves, Vincent Cassel ose Stanley Tucci. ‘Bright Side’ ka krahasuar rolet e famshme të aktorëve tanë të preferuar ku vështirë se dallohen se janë ata.

1. Keanu Reeves/(Freaked)

Ky është ndoshta një nga rolet më të pazakontë të këtij aktori hollivudian. Reeves luan një nga përbindëshat që jeton në mbretërinë e një shkencëtari të çmendur. Keanu ka marrë 1 milion dollarë për këtë rol.

2. Ryan Reynolds/(X-Men Origins: Wolverine)

Ryan Reynolds gjithmonë dëshironte të portretizonte Deadpool-in. Kështu, ai menjëherë kërkoi nga producentët e filmit që t’ia jepnin këtë rol.

3. Guy Pearce/Weyland (Prometheus)

Max von Sydow u konsiderua për rolin e Weyland. Aktori në atë kohë ishte 83 vjeç. Por në film, supozohej të kishte një episod ku aktori dukej i ri, kështu që Guy Pearce u ftua të luante këtë pjesë.

4. Billy Crystal/Wizard (The Princess Bride)

Për të ndihmuar grimerët me pamjen, Billy u solli atyre foto të gjyshes së tij. Roli ishte aq qesharak sa regjisori largohej nga sheshi sa herë që xhirohej sepse qeshte shumë.

5. David Thewlis/Ares (Wonder Woman)

Sipas regjisores së filmit, Patty Jenkins, kulmi i filmit supozohej të ishte ndryshe. David Thewlis, të cilin mund ta mbani mend si Lupin nga ‘Harry Potter’ erdhi totalisht ndryshe në këtë film.

6. Rose McGowan/(Monkeybone)

Ky film nuk ishte më i miri në karrierën e aktores që të gjithë e njohin nga ‘Charmed’. Kritikët ishin shumë negativë për këtë komedi, por shikuesit e donin Rose.

7. Javier Bardem/(Skyfall)

Javier Bardem i tha regjisorit të filmit se donte të ndryshonte pamjen e personazhit të tij, veçanërisht ngjyrën e syve dhe flokëve. Kur Bardem u shfaq në xhirime për ditën e tij të parë, askush nuk e njohu.

8.Taylor Swift/(Cats)

Ajo nuk kishte një pjesë shumë të madhe në film por ishte i paharrueshëm dhe sigurisht, ajo këndon në të. Edhe pse filmi nuk fitoi para dhe ishte një dështim, Swift tha se nuk i vinte keq për përvojën e saj në këtë film të çuditshëm.

9.Mila Kunis/Theodora (Oz the Great and Powerful)

Është mjaft e pazakontë të shohësh Mila Kunis të transformohet kështu. Në vitin 2011, ajo luajti rolin e shtrigës së keqe në ‘Oz the Great and Powerful’. Ajo kishte 2 pamje të ndryshme në film. Për t’u dukur si Theodora, asaj iu desh të kalonte në një grim shumë të vështirë.

10. Johnny Depp/(Before Night Falls)

Johnny Depp është i shkëlqyer në transformime të pazakonta. Por pak njerëz e mbajnë mend këtë rol ku Depp portretizoi një oficer ushtarak. Ai vishet me këto rroba ekstravagante kur personazhi i tij duhet të futet fshehurazi në burg dhe të vjedhë romanin e fundit të Reinaldo Arenas.