Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Asgjë më shumë se miqësi… Donaldi dhe Beatrix duke u larë së bashku në dush!

Mund të themi se një ndër personazhet më të të preferuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” është Donald Veshaj. Aktori hyri në shtëpi si një djalë beqarë, por pas ardhjes së Bora Zemanit në shtëpi, me të cilën ka patur një lidhje, situata u trazua dhe ai ndihej konfuz, kështu pohoi se lidhje e tij ishte “complicated” pra paksa e komplikuar.

Kohët e fundit të gjithë e kemi vënë re një afrimitet të aktorit të humorit me këngëtaren Beatrix Ramosaj dhe të gjithë e cilësuan si flirtim. Gjatë ditës së djeshme ata dukeshin më afër se kurrë duke u ngacmuar me njëri-tjetrin e duke u prekur. Madje që në fillim të ardhjes së Trixa-s është parë qartë afrimiteti mes tyre.

Donadi dhe Beatrixi kanë mohuar të kenë një pëlqim për njëri-tjetrin, por kjo ndërsa Semi ishte brenda “Big Brother”. Që natën e parë që shoqja e ngushtë e Bora Zemanit la shtëpinë u duk sikur Donaldi dhe Beatrix të bëheshin akoma edhe më të afërt me njëri tjetrin. Thënë kjo, mbrëmjen e djeshme Beatrix dhe Donaldi kanë përfunduar duke bërë dush bashkë, ku nuk kanë munguar as aty prekjet e flirtimet.

Duket se largimi i Semit nga shtëpia e ka bërë Donaldin të ndihet më i lirë dhe të shprehet ashtu siç ai dëshiron. Edhe pse ndonjëherë duket sikur e ka harruar krejtësisht Borën dhe situatën e tij jashtë për të shijuar kohën e tij brenda.

Rikujtojmë se, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka zgjedhur ta komentojë afrimitetin që po rritet dita-ditës mes tyre, një tjetër banore ka vendosur që ta bëjë këtë. Teksa, kanë qenë duke biseduar jashtë në oborr të gjithë banorët së bashku, Antonela nuk ngurroi të thonte:

Pëlqeheni ju të dy!

Ndërkohë, Beatrix-i dhe Donaldi bënë sikur nuk e kuptuan për t’ju shmangur një përgjigje, që kjo nuk ishte thjesht për miqësi, por për diçka më shumë. Gjithashtu edhe ditën e djeshme kur Semi ka qenë e ftuar në “Big Brother Fan Club” në Top Channel, ajo e ka mohuar me siguri të plotë se mes tyre mund të ketë diçka më shumë se miqësi, apo afrimitet të tepruar.