Celebrities Gossip Showbiz

Ashtu siç di vetëm ajo! Enca vjen shumë ndryshe…

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar.

Para pak ditësh, Enca ‘ngacmoi’ ndjekësit e saj me një pyetje duke ju kërkuar atyre opinion për një ndryshim drastik. Me anë të një Instastory, këngëtarja ka pyetur ndjekësit e saj për një model interesant të flokëve të saj.

Dua të bëjë diçka interesante me flokët, por nuk jam e sigurt se çfarë, cili parukier ka me mi marr përsipër?

E duket se këngëtarja më në fund e ka vendosur se çfarë ndryshimi do t’i bëjë flokëve të saj. Pak më parë në llogarinë e saj në Instagram, Enca ka publikuar disa fotografi ku shfaqet me flokët e saj të gjatë në një model të thjeshtë dhe një ngjyrë pak më të hapur se e zakonshmja.

Duke rizbuluar veten time

Emri dhe fotot e Encës duket se kanë arritur deri në Amerikë, ku një prej mediave buzzyusa.com, ka bërë një renditje të disa personazheve që përdorin ‘photoshop’ dhe editojnë fotot kanë renditur dhe Encën. Këngëtarja sipas tyre është në vendin e 16-të.

Kjo vajzë është e mrekullueshme dhe duket mahnitëse në foton e pa edituar, por ajo postoi foton tjetër tepër të edituar ku duket shumë më e dobët. Kamera të shton 10 kile dhe ‘photoshop-i’ të largon 15.

Nuk dihet ende nëse kënga do të jetë bashkëpunim apo solo apo zhanri që Enca do të na surprizojë këtë herë, megjithatë presim në ditët në vijim se çfarë do të na zbulojë vetë ajo.

Rikujtojmë se, Enca ka publikuar këngën e saj me ritme verore, “Suavele”. Ky projekt muzikor ka plot 2 muaj nga lançimi dhe ka arritur afro 2 milion klikime. Teksa në këtë këngë, artistja shfaqet më pak provokuese nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht.