Celebrities Gossip Showbiz

Ashtu siç di vetëm Armina! Blogerja rikrijon një ‘look’ nga fëmijëria dhe duket thjesht ‘wow’…

Armina Mevlani është një blogere shumë e njohur që njihet për stilin e saj shumë të veçantë në të veshur dhe ndër të famshmet që ka arritur t’i rezistojë ndërhyrjeve estetike. Bukuroshja kurrë nuk ngurron që të ndajë me ndjekësit momente nga jeta e saj (theksojmë jo private pasi e mban shumë diskrete), rreth mënyrës se si vishet, kurohet e të tjerë.

Së fundmi ashtu siç vetëm ajo di ka rikrijuar një ‘look’ nga fëmijëria e saj, më saktë kur ka qenë në klasë të shtatë në vitin 2004-ën. Duke u treguar paksa nostalgjike, veshur sportive, Armina duket me të vërtetë e veshur plot stil.

Në ekranin e Top Channel ka nisur sezoni i dytë i emisionit “Goca dhe Gra” nën moderimin e Armina Mevlanit, Fatma Haxhialiut, Dalina Buzit dhe Rita Petros. Një nga temat e diskutuara ishte dhe deklarata e Papës lidhur me marrëdhëniet jashtë martese që nuk janë ndonjë mëkat i madh.

Lidhur me këtë ka folur gjithashtu duke dhënë mendimin Armina Mevlani se çfarë mendon për tradhtinë. Nëse të gjithë ju po mendonit se blogerja nuk e fal një veprim të tillë, ajo është shprehur se me kalimin e viteve ka kuptuar se ka ndryshuar mendim. Ajo gjithashtu veçoi dhe ndryshimin mes tradhtisë të ndodhur në një ‘one night stand’ dhe një lidhjeje paralele.

Lidhja mes Arminës dhe Shkëlzenit është një ndër më të përfolurat dhe të diskutuarat në showbiz. Vetë blogerja dhe djali i ish- kryeministrit Sali Berisha nuk para postojnë shumë momente së bashku duke ruajtuar paksa intimitetin mes tyre.