Celebrities Gossip Showbiz

Ashtu siç mendonim! Capital T na tregon ‘buzëqeshjen’ e moderatores Nevina Shtylla

Çuditërisht, ndryshe nga çfarë aludohet kur dy personazhe të njohur të showbiz-it shfaqen bashkë, ndjekësit nuk kanë dyshuar për ndonjë lidhje të mundshme mes Nevina Shtyllës dhe Capital T. Pasi të dy publikuan fotografinë e njëjtë ‘selfie’ ku shfaqeshin bashkë të buzëqeshur, të gjithë menduan njëherazi se mos ndoshta prezantuesja simpatike do të jetë modele në klipin e ri të reperit.

Dhe dyshimet tona dolën të vërteta, pasi ditën e sotme, Capital T ka publikuar trailer-in e këngës së tij më të re, që do të mbajë titullin “Buzëqeshje’ dhe që na shfaq Nevinën, si një zonjushë të vërtetë. Kënga do të publikohet ditën e nesërme në orën 17:00 dhe ne mezi po presim ta dëgjojmë (dhe shikojmë) “Buzëqeshje-n” e Capital T dhe Nevinës.

Ndërkohë, kujtojmë se kënga e fundit e reperit është lançuar para një muaji dhe ishte bashkëpunimi me këngëtarin Kidda. “Magji” u pëlqye shumë nga ndjekësit e dyshes dhe ka arritur të ketë afro 10 milion klikime.

Kënga është gjithashtu pjesë e ‘The Top List” dhe renditet në vendin e 16-të. Nëse është e preferuara juaj mund ta votoni dhe ta rendisni edhe më lartë në klasifikim.

03/07/2021