Celebrities Gossip Showbiz

Ashtu siç premtoi! Beatrix Ramosaj publikon këngën e re, por prisni të shihni veçantinë

Para pak ditësh, Beatrix Ramosaj festoi ditëlindjen e saj dhe paralajmëroi një surprizë. Të gjithëve na shkoi në mendje menjëherë se bëhet fjalë për një projekt të ri muzikor dhe në fakt kështu ndodhi.

Para një ore, këngëtarja bukuroshe lançoi këngën me titullin “By my side”. I gjithë teksti i këngës është në gjuhën angleze dhe ka një stil shumë të veçantë që ngjason me këngët e huaja.

Mund të themi se me këtë projekt Trixa ka ardhur shumë më ndryshe nga herët e tjera. Mos ndoshta po synon karrierën ndërkombëtare?