Celebrities Gossip Showbiz

Ashtu siç u tha! Dafina Zeqiri dhe Majk paralajmërojnë bashkëpunimin…

Prej muajsh tashmë Dafina Zeqiri kishte paralajmëruar publikimin e një albumi me titull “Dafinë Moj”. Me anë të një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, Dafina zbuloi se albumi do të dalë në treg i plotë më datë 1 Tetor dhe këngëtarja i surprizoi të gjithë me këngët dhe bashkëpunimet që solli.

E teksa po lançon me videoklip të gjithë këngët që solli si audio, duket se Dafi nuk paska të ndalur me surprizat. Burime për Prive para disa ditësh zbuluan se bukuroshja do të vijë në bashkëpunim me reperin e njohur, Majk. Ende nuk ishte vërtetuar asgjë nga dy artistët, deri pak më parë, ku artistët e vërtetuan me anë të një postimi në llogarinë e tyre në Instagram.

Teksa kanë shpërndarë një foto ku duken së bashku të veshur me shumë stil , një foto e bërë gjatë xhirimeve të klipit të tyre, dyshja nuk ka zgjedhur të na zbulojë pak më shumë duke na lënë në pritje me padurim.

Disa ditë më parë, Dafi ka publikuar klipin e këngës “Era” në bashkëpunim me reperin Buta, ku është shfaqur shumë provokuese, ashtu siç jemi mësuar ta shohim shpesh.

Nga ana tjetër Majk, solli bashkëpunimin me mikun e tij të ngushtë dhe pjesëtarin tjetër të grupit ‘Babastars’, Getoar Selimin dhe Xhensila Myrtezajn. “Mëkati im” është kënga e reperit së bashku me dyshen e artistëve, e cila u prit shumë mirë nga publiku.