Botë e Çuditshme Love & Sex

Askush më mirë se kali i saj nuk e plotëson atë në jetë! Njihuni me historinë e veçantë të Naomie-t!

Pronësia e një kali vjen me përparësi të jashtëzakonshme, ata japin mbështetje emocionale dhe janë argëtues. Gjërat bëhen më interesante kur ndani gjithçka me kalin tuaj. Naomie shfaqi disa fotografi me kalin e saj të ngjashëm, Stormin, të cilat u vlerësuan shumë nga komuniteti i saj.

Naomie u shpreh më shumë në lidhje më këtë marrëdhënië që ajo ka me kalin e saj, si dhe më poshtë do të shihni edhe disa foto fantastike. Naomie ka pasur një pasion për kuajt që kur ishte një fëmijë e vogël, u interesua për ta dhe donte të kishte një të sajin. Ajo më në fund ishte në gjendje të përmbushte ëndrrën dhe kur hodhi sytë mbi Stormin, tha:

Ishte dashuri në shikim të parë, ajo është gjithçka që kam ëndërruar ndonjëherë.

Naomie ishte skeptike për emrin e Storm në fillim, por ajo vendosi ta mbante atë pasi zbuloi se kali i saj ka një anë mjaft të stuhishme.

Kur përshkroi Stormin, Naomie tha se ajo është shumë e veçantë për të.

Unë e kam atë prej 5 vitesh, ajo është jashtëzakonisht e ëmbël dhe e dashur. Ajo është shumë e zgjuar dhe qesharake dhe unë mund t’i besoj asaj. 

Naomie dhe kali i saj kanë bërë mjaft përshtypje për shkak të ngjashmërisë së tyre. Ata të dy kanë modele flokësh të ngjashme, flokëverdhë. Kur e pyetën për këtë rastësi të bukur, Naomie tha:

Unë kurrë nuk kam kërkuar me qëllim një kalë që të më ngjante mua, por dikush ma tha si me shaka që nëse vendosni të blini një kalë, përshtateni me pamjen tuaj. Ajo që nisi si shaka më bëri që ta blija vërtet.

Ajo që është e mrekullueshme për fotosesionet që Naomie dhe kali i saj bëjnë së bashku është se jo vetëm që tregon dashurinë e veçantë mes tyre, por edhe sa të ngjashëm janë. Sipas Naomie, Stormi është shumë e durueshme dhe sapo sheh kamerën, vepron si një modele. Të dy duan të kalojnë kohë duke bërë gjëra të ndryshme dhe e gëzojnë pafund shoqërinë e njëri-tjetrit.